Zv. Presidenti i Parlamentit Evropian, Wieland, reagon për djegien e xhamisë në Vërbovc
BILLI

Lexo edheArrestohet një person në Drenas për komente fyese ndaj një femre të dhunuar gjatë luftës

Për këtë reagim, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka falënderuar Wieland nëpërmjet rrjetit social.
Ky ështëreagimi i Zv.Presidentit Wieland, “Qytetar nderi i Drenasit”:
Si Qytetar Nderi i Drenasit jam tepër i tronditur nga djegia e njërës prej xhamive më të vjetra në Kosovë, xhamisë në Vërbovc. Çfarë humbje për trashëgiminë e pasur kulturore të Kosovës! Shpresoj që organet e rendit sa më shpejtë do ta ndriçojnë rastin.

Lexo edheArrestohet një person në Drenas për komente fyese ndaj një femre të dhunuar gjatë luftës
Toleranca fetare, veçanërisht në Kosovë është shumë e vlerësuar dhe shpresoj se kjo ngjarje, pa marrë parasysh nëse ishte e qëllimshme apo një incident fatkeq, nuk do t’i dëmtojë vlerat që ka Kosova dhe qytetarët e saj.
Kryetari Lladrovci dhe qytetarët e Drenasit, janë treguar shumë të përkushtuar për ndriçimin e këtij rasti, njëkohësisht angazhimet e përgjithshme edhe në këtë kohë pandemie!