Arrestohet një person në Drenas për komente fyese ndaj një femre të dhunuar gjatë luftës
03

Lexo edhe“Euro Model” SH.P.K dhuron 2000kg miell për familjet në nevojë në Drenas

Policia ka arrestuar në Drenas personin i cili dyshohet se në një portal informativ ka komentuar me fjalë fyese ndaj një gruaje të dhunuar gjatë luftës në Kosovë
Kjo është bërë e ditur në raportin 24 orësh të policisë, ku theksohet se i dyshuari është arrestuar të martën në Drenas.
“Me datën 21.04.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili në një portal informativ kishte bërë komente fyese ndaj një femre të dhunuar gjatë luftës në Kosovë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, theksohet në raportin e policisë.

Lexo edhe“Euro Model” SH.P.K dhuron 2000kg miell për familjet në nevojë në Drenas
Ndërkohë, i dyshuari në një koment që kishte bërë në një portal informativ në Facebook, e kishte quajtur prostitutë një nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, vetëm pse ajo e kishte kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.