Zlatan Ibrahimovic zbulon foton e dëmtimit të tmerrshëm në gju
dp

Lexo edheDy formacione dhe Ronaldo; ja Juventusi i ri, që dëshiron të “pushtojë” Europën…

Zlatan Ibrahimovic ka zbuluar një foto të tmerrshme të dëmtimit, që kushtëzoi karrierën e tij te Manchester United. Ylli suedez, 36 vjeç, pësoi dëmtimin e tmerrshëm në prill 2017, pas së cilit iu tha se nuk do të luante kurrë përsëri.
Ibra dëmtoi ligamentin e tij të kryqëzuar dhe meniskun gjatë një ndeshjeje të “Europa League” me Anderlechtin. Ai iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale dhe vetëm tani i ka treguar pamjet e plagëve të mbetura, pas operacionit.
Zlatan e shoqëron foton me këtë status: “Ata thanë se kisha mbaruar, unë thashë jo!” Pavarësisht lëndimit të tmerrshëm në një fazë të tillë të vonshme të karrierës së tij, Ibrahimoviç vazhdon të luajë… dhe shënon.

Lexo edheDy formacione dhe Ronaldo; ja Juventusi i ri, që dëshiron të “pushtojë” Europën…
Ish-ylli i “Djajve të Kuq” ka shënuar 15 gola në vetëm 17 ndeshje të luajtura në MLS, duke përfshirë një “hat-trick” në ndeshjen më të fundit të Los Angeles Galaxy, në fitoren 4-3 ndaj Orlando City.
Ibrahimoviç u kthye pas dëmtimit në fjalë për Manchester Unitedin, pas shtatë muajve mënjanë.
