Zjarri në Rusi, shumica e viktimave janë fëmijë
BILLI

Lexo edheBie borë e portokalltë në Evropë, shkakton habi te banorët

Së paku 48 persona kanë mbetur të vdekur nga një zjarr që shpërtheu në një qendër tregtare afër minierave të qymyrit në Siberi, në qytetin e Kemerovos.
Zyrtarët rusë besojnë se rreth 41 fëmijë janë në mesin e viktimave, kurse 16 persona janë shpallur të zhdukur.
Zjarri filloi në katin e sipërm të ndërtesës përderisa shumica e viktimave ishin në kinema. Menjëherë pas kësaj tragjedie, pamjet që qarkullojnë në rrjete sociale tregojnë njerëzit teksa mundoheshin të shpëtonin nga flakët.
660 pjesëtarë të emergjencës janë përfshirë në procesin e shpëtimit.
Lexo edheBie borë e portokalltë në Evropë, shkakton habi te banorët
Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, por autoritetet kanë filluar hetimet.
Përveç kinemasë, qendra ka restorante, sauna, kopsht zoologjik dhe kënd për fëmijë.