Nga 38 mijë në 123 mijë euro/ Prokuroria kërkon paraburgimin e tre të dyshuarve për fajde
dp

Lexo edheHamza para mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit: Do të kërkojë procedimin e ligjit për Specialen

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar paraburgimin e tre personave: Bashkim Mehanollin, Shërbim Berishën dhe Menduart Berishën, të dyshuar për “Fajde” dhe “Kanosje”.
Sipas prokurorisë, rasti lidhet me një borxh që kishte nisur rreth 38 mijë euro, por përmes kamatës dyshohet se ishte rritur deri në rreth 123 mijë euro, shkruan IndeksOnline.
Më 11 shtator, të dyshuarit pretendohet se i kishin kërkuar të dëmtuarit edhe rreth 27 mijë euro.
Rasti eskaloi më 23 shtator gjatë një takimi, ku ndërhyri edhe Policia e Kosovës. Prokuroria përmend gjithashtu mesazhe kërcënuese dhe presion të vazhdueshëm ndaj të dëmtuarit.

Lexo edheHamza para mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit: Do të kërkojë procedimin e ligjit për Specialen
Paraburgimi është kërkuar edhe për shkak të dyshimit se të pandehurit mund të ndikojnë te dëshmitarët, të pengojnë mbledhjen e provave apo të përsërisin veprat penale.
Të gjitha këto janë pretendime të prokurorisë në fazën e hetimit. Të dyshuarit konsiderohen të pafajshëm deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.

