Bie borë e portokalltë në Evropë, shkakton habi te banorët
03
Lexo edheAmbasada e Palestinës ofron pamjet shokuese: ushtarët izraelitë i lëshojnë qentë një fëmije
Shumë njerëz në lindje të Evropës janë hutuar nga pamja e borës me nuanca të ngjyrës së portokalltë, transmeton BBC.
Fotografitë e borës janë postuar në rrjetet sociale nga Rusia, Bullgaria, Ukraina, Rumania e Moldavia.
Meteorologët kanë thënë se ky fenomen është shkaktuar nga rëra e shkretëtirave të Saharës dhe është përzier me borë dhe shi.
Sipas tyre kjo gjë mund të ndodhë një herë në pesë vjet, pasi koncentrimi i rërës është më i lartë se zakonisht.
Lexo edheAmbasada e Palestinës ofron pamjet shokuese: ushtarët izraelitë i lëshojnë qentë një fëmije
Disa njerëz janë ankuar se kanë shijuar rërë në gojën e tyre.
Shumë persona që kanë shkuar në disa komplekse afër Soçit në Rusi kanë dërguar fotografi të skenave të rralla të ngjyrës së borës.