Zjarret në Shqipëri, pesë vatra ende mbesin aktive

Shqipëria vazhdon të përballet me zjarret, edhe pse në dy ditët e fundit situata është përmirësuar dukshëm, për dallim prej ditëve paraprake.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes deri në orën 20:00 të ditës së sotme, janë evidentuar shtatë vatra zjarri, nga të cilat pesë prej tyre mbeten ende aktive.
Në njoftimin e kësaj ministrie thuhet se në terren janë angazhuar rreth 130 forca operacionale vendore, ndërsa Forcat e Armatosura mbështesin operacionet me 90 efektivë dhe dy helikopterë të Forcës Ajrore.

Lexo edheKadrijaj: Do ta gjuaja sërish Kurtin me vezë, por jo nëse do të konstituohej Kuvendi
“Vatrat kryesore aktive janë në Dajt dhe Priskë, Tiranë, Lufaj, Mirditë, Tërbun–Gojan, Pukë dhe Shashicë, Selenicë. Situata më e ndjeshme paraqitet në Tërbun–Gojan, ku era e fortë ka favorizuar përhapjen e zjarrit. Forcat operacionale vijojnë punën në terren dhe MZSH është përqendruar në mbrojtjen e banesave. Aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.”, thuhet në njoftim.














