back to top
Thursday, August 14, 2025
BallinaShqiptareZjarret/ Gonzato: BE solidaritet me Shqipërinë, falënderim për zjarrfikësit

Zjarret/ Gonzato: BE solidaritet me Shqipërinë, falënderim për zjarrfikësit

Të ngjajshme

OVL UÇK: Shqetësimet për Specialen ia përcollëm Zyrës së BE-së

Një delegacion i Organizatës së Veteranëve të Luftës së...

Dogji një garazhë dhe dy vetura në Pejë – Arrestohet i dyshuari

Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në...

SHBA dhe Gjermania dhurojnë 2 miliardë dollarë pajisje ushtarake për Ukrainën

Gjermania ka njoftuar financimin e një pakete pajisjesh ushtarake me vlerë...

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato reagoi sot lidhur me situatën e zjarreve në Shqipëri.

“Është e trishtë të shohësh kaq shumë pemë, shtëpi dhe fshatra të tërë nën kërcënimin e zjarreve në Shqipëri”, theksoi Gonzato në një postim në rrjetet sociale.

Ambasadori i BE falënderoi zjarrfikësit dhe ata që punojnë për të përballuar këtë emergjencë.

“Një falënderim i madh shkon për zjarrfikësit dhe të gjithë ata që po punojnë pa u lodhur për të përballuar këtë emergjencë”, theksoi Gonzato.

Ai gjithashtu u shpreh krenar që Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare të BE treguan solidaritet në këtë moment të vështirë.

“Kjo është gjithashtu një kujtesë se duhet ta trajtojmë natyrën me kujdes dhe të veprojmë me përgjegjësi për ta mbrojtur dhe ruajtur atë”, nënvizoi ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz