Zjarr i madh te Rana e Hedhun në Shqipëri, zona me pisha përfshihet nga flakët
dp

Lexo edheKurti: Hafiz Gagica u angazhua pareshtur për shqiptarinë shekullin e kaluar e s’mori gjë për vete këtë shekull

Sipas raportimeve nga mediat në Shqipëri, zjarri ka kapluar shumë shpejtë pjesët e pishave, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen e ekipeve zjarrfikës.
Në zonë kanë dalë forca të shumta zjarrfikëse, të cilët po punojnë intensivisht për ta vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.
Zjarri ndodhet pranë disa hoteleve dhe objekte të tjera turistike, çka ka rritur shqetësimin për dëme të mundshme materiale.

Lexo edheKurti: Hafiz Gagica u angazhua pareshtur për shqiptarinë shekullin e kaluar e s’mori gjë për vete këtë shekull
Autoritetet dhe ekipet emergjente po vazhdojnë përpjekjet për izolimin e vatrës së zjarrit dhe mbrojtjen e objekteve përreth.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e shpërthimit të zjarrit mbeten ende të paqarta.