Zhvillime të reja te muralja e Nënë Terezës, Rama përplaset sërish me Policinë
dp
Lexo edheAbdixhiku: Secili brez ka përgjegjësinë e vet ndaj atdheut, fëmijëve tanë duhet t’u lëmë një shtet të fortë e të drejtë
Ministria e Ekonomisë dje reagoi duke thënë se komuna kishte dhënë pëlqim “për ndërhyrje në një objekt që nuk është në pronësi dhe as në menaxhim të saj, pa autorizim, konsultim apo njoftim paraprak të ministrive përgjegjëse”.
Sot Rama doli në një konferencë për media ku tha se punëtorët duhet të kryejnë punimet dhe tha se procesi ka qenë i ligjshëm e vendim i asmblistëve të kryeqytetit.
Pas kësaj konference, komandanti i policisë doli për t’i ndalëm punimet.
Derisa Rama i tha komandantit të policisë “bjere urdhrin qetu”, duke kërkuar me shkrim urdhrin e prokurorit, ai ia ktheu: Kryetar nuk t’ka hije me piskat.

Lexo edheAbdixhiku: Secili brez ka përgjegjësinë e vet ndaj atdheut, fëmijëve tanë duhet t’u lëmë një shtet të fortë e të drejtë
“Qetu ma keni pru, qetu ma keni pru”, i tha Rama atij duke prekur hundën.
Rama u ankua për bllokadë të përsëritur nga Qeveria e Kosovës ndaj projekteve të kryeqytetit.
Ai tha se murali i Nënë Terezës ishte menduar si dhuratë për kryeqytetin për 28 nëntor.