Haxhiu në Prekaz nderon familjen Jashari: Sakrifica e tyre ka peshë të veçantë për lirinë e Kosovës
dp
Lexo edheTensionet në Ngushticën e Hormuzit prekin pikën e vlimit: Avioni amerikan godet anijen “Pacific Archer” pas shkeljes së bllokadës
Pas homazheve, në një prononcim për media, Haxhiu ka rikujtuar rëndësinë e kësaj date për historinë kombëtare shqiptare, duke përmendur shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjen e Adem Jasharit dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 28 nëntor 1997.
Ajo ka vlerësuar kontributin e familjes Jashari në luftën për çlirimin e Kosovës, duke theksuar rëndësinë e qëndresës së tyre.
“Për lirinë që ne sot e gëzojmë, Prekazi dhe familja Jashari kanë peshë të veçantë. Adem Jashari qysh herët e nisi angazhimin e tij në rezistencën e armatosur për çlirimin e Kosovës; as ai, as familja Jashari, burra e gra bashkë, nuk u dorëzuan, ata rezistuan”, ka deklaruar Haxhiu.

Lexo edheTensionet në Ngushticën e Hormuzit prekin pikën e vlimit: Avioni amerikan godet anijen “Pacific Archer” pas shkeljes së bllokadës
Ajo ka kujtuar gjithashtu se 28 Nëntori shënon disa nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë shqiptare, duke nisur nga ngritja e flamurit nga Skënderbeu në Krujë më 1443, shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë më 1912 dhe dalja publike e UÇK-së më 1997.
Në fund, kryetarja e Kuvendit u ka uruar 28 Nëntorin të gjithë shqiptarëve, kudo që jetojnë, duke bërë thirrje për ruajtjen e flamurit kombëtar dhe angazhimin për të ardhmen e vendit.