Tentoi të qëllonte me a*më ndaj një personi për një borxh në Pejë, por a*ma nuk i shkrep
dp
Lexo edheRama uron 28 Nëntorin: Ky është viti më i afërt me Europën e Bashkuar
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ankuesi ka deklaruar se i dyshuari ia kishte drejtuar armën dhe kishte tentuar të shtinte në drejtim të tij, por arma nuk kishte shkrepur.
“Pas një mosmarrëveshjeje rreth një borxhi, i dyshuari mashkull kosovar i kishte drejtuar armën dhe kishte tentuar që të gjuajë në drejtim të tij, por arma nuk kishte shkrepur”, thuhet në raportin e Policisë.
I dyshuari është arrestuar, ndërsa gjatë kontrollit nga ai është sekuestruar një pistoletë me një karikator dhe 17 fishekë.
Lexo edheRama uron 28 Nëntorin: Ky është viti më i afërt me Europën e Bashkuar
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/