Zhduken 2 alpinistë në Alpet greke, nisin kërkimet me grupe shpëtimi për gjetjen e tyre!
dp

Lexo edheProvokimi i Edi Ramës me Jack Smith, si një fjalim shumë shqiptar

Një alarm u dha këtë pasdite në Parnassos të Greqisë, pas zhdukjes së dy alpinistëve në zonën më të gjerë malore.
Sipas informacioneve nga “Protothema”, dy burrat u zhdukën në rrethana ende të paqarta, gjë që çoi në mobilizimin e menjëhershëm të autoriteteve për t’i gjetur ata.
Në vendngjarje po veprojnë forcat e EMAK-ut (kërkim-shpëtimi grek, të cilat kanë nxituar me dy automjete dhe pesë ekipe shpëtimi, ndërsa në operacion po merr pjesë edhe një ekip vullnetar shpëtimi nga Arachova.

Lexo edheProvokimi i Edi Ramës me Jack Smith, si një fjalim shumë shqiptar
“Njëkohësisht, në këtë përpjekje po ndihmojnë edhe punonjësit e Qendrës së Skive Parnassos, të cilët e njohin mirë terrenin e zonës dhe ofrojnë mbështetje kritike në kërkime”, informon media.
Kushtet e motit dhe terreni i vështirë po e vështirësojnë punën e ekipeve të shpëtimit, të cilat po vazhdojnë kërkimet me qëllim gjetjen sa më të shpejtë të të zhdukurve. /Panorama