back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeZgjidhet kryetari i PDK’së në Pejë

Zgjidhet kryetari i PDK’së në Pejë

Të ngjajshme

Sabri Fejzullahu feston sot ditëlindjen

Legjenda e muzikës shqipe, Sabri Fejzullahu, ditën e sotme...

Shqipëria hap sot dhe 4 kapituj të rinj në negociatat me BE-në

Sot në Bruksel do të mbahet Konferenca e 6-të...

Lushtaku pas dëshmisë së Rubin: Disa shqiptarë ende në gjumë, kanë rënë në lajthitje me Serbinë

Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, ka reaguar pas deklaratave...

Ekspertët të shqetësuar nga mungesa e këtyre katër vlerave ushqyese

Ekspertët shëndetësore kanë ngritur shqetësimet e tyre për shëndetin...

Xhavit Haliti, 63-vjeçar, themelues i PDK, Nënkryetar i përhershëm i Parlamentit, është bërë Kryetar i Degës së PDK’së në Pejë. E ka mundur grupin e Adem Grabovcit. Për këtë garë ka pasur edhe rrahje në disa degë të PDK’së atje

PDK ka vendosur të mos i lë vend askund Adem Grabovcit, dikur njëri prej zyrtarëve më të pushtetshëm në parti.

Përkrahësit e Adem Grabovict kanë mbetur jashtë udhëheqjes së Degës së PDK’së në Pejë.

Aty, Kryetar është bërë Xhavit Haliti, i cili është themelues i PDK’së dhe i UÇK’së.

Lajmin për ngjitjen e Halitit në krye të PDK’së në Pejë e ka bërë të ditur Arton Muhaxheri i përfshirë në rrahjet që ndodhën ditë më parë në Pejë me Grupin e Adem Grabovcit.

Kur e pati shpallur kandidaturën, Xhavit Haliti, kishte thënë se Peja do të jetë Kryefjala e Dekadës së re.

“Unë besoj fuqishëm se pas një pune të madhe të përbashkët në terren, që kemi bërë këto ditë, ku për herë të parë janë themeluar mbi 50 nëndegë, PDK-ja në Pejë do të jetë më unike, më e besuar, si dhe më e votuar se sa ndonjëherë më parë nga qytetarët”, kishte thënë ai.

PDK në Pejë, prej pasluftës, ka shënuar vetëm humbje. Kanë hyrë në koalicione kushdo që ka fituar, herë me LDK’në e herë me AAK’në.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz