BallinaLajmeZgjedhjet, zgjidhje për krizën në Kosovë

Zgjedhjet, zgjidhje për krizën në Kosovë

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Për shkak të shumë proceseve që kanë stagnuar në Kosovë njohës të çështjeve politike, por edhe opozita po konsiderojnë se vendi çdo ditë e më shumë po i afrohet krizës politike dhe se zgjidhja për të janë zgjedhjet e parakohshme, përderisa nga Qeveria bëjnë thirrje për unitet për ta kaluar këtë fazë kritike, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Bllokada e procesit të dialogut, mosfunksionimi i duhur i punës së Kuvendit, korrupsioni, mungesa e njohjeve dhe ikja e qytetarëve jashtë vendit janë disa nga problemet që sipas njohësve të çështjeve politike mund ta çojnë vendin në krizë politike, por edhe institucionale.

Sipas partive opozitare, vendi është në krizë politike dhe se për të dalë nga kjo situatë duhen zgjedhje të reja. Mirëpo vlerësohet se shkuarja në zgjedhje nuk është lehtë e mundur për shkak të ndihmës në numra që Partia Socialdemokrate po ia bën koalicionit qeverisës në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta “Zëri”.

Nga koalicioni PAN shprehen se Kosova aktualisht po përballet me disa probleme, porse kësaj situate nuk i ndihmojnë zgjedhjet, sipas tyre duhet unitet i të gjitha partive politike që ta kalojnë gjendjen aktuale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz