“Zgjedhje e rrezikshme”/ Meloni komenton marrëveshjen e Trumpit për naftën ruse

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka kritikuar marrëveshjen për naftën ruse të shpallur nga presidenti amerikan Donald Trump, duke e cilësuar atë si një zgjedhje shumë të rrezikshme.
Gjatë fjalimit të saj në Senatin italian, në prag të takimit të Këshillit Evropian më 15 dhe 16 tetor, Meloni argumentoi se rritja e çmimeve të karburanteve lidhet kryesisht me luftën në Iran dhe jo me konfliktin në Ukrainë.
Sipas kryeministres italiane, përfitimet e mundshme nga kjo zgjedhje mbeten të paqarta, ndërsa rreziqet janë konkrete.
Meloni paralajmëroi se një marrëveshje e tillë mund t’i japë legjitimitet Moskës, në një kohë kur sulmet ruse ndaj qyteteve ukrainase vijojnë, si dhe të sigurojë të ardhura të reja për financimin e luftës.

Lexo edhePapa Leoni XIV shtrohet në spital
Ajo gjithashtu shprehu shqetësimin se kjo marrëveshje mund të dobësojë efektin e sanksioneve perëndimore kundër Rusisë.
“Legjitimiteti për Moskën, ndërsa bombat e saj vazhdojnë të bien mbi qytetet ukrainase, të ardhura të reja me të cilat do të financohet lufta dhe një dobësim implicit i ndikimit të sanksioneve janë elementë që nuk mund t’i injorojmë”, deklaroi Meloni.
Sipas saj, një zhvillim i tillë do të binte ndesh me përpjekjet e deritanishme të vendeve perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, për të ushtruar presion ndaj presidentit rus Vladimir Putin dhe për ta detyruar atë të ulet në tryezën e negociatave.














