Me kërkesë të Krasniqit, ndahen 275 mijë euro për renovimet e disa shtëpive në veri
dp

Lexo edheMeloni kundër marrëveshjes së Trump për naftën ruse: Zgjedhje e rrezikshme, i jep legjitimitet Moskës

Qindra mijëra euro do të ndahen për përmirësimin e kushteve të banimit të komuniteteve joshumicë në Mitrovicën e Veriut dhe Zveçan.
Qeveria e Kosovës ka miratuar ndarjen e 275 mijë eurove për rinovimin e disa shtëpive dhe njësive të banimit në këto dy komuna, pas kërkesës së ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Gjatë mbledhjes së Qeverisë, Krasniqi ka bërë të ditur se vendimi vjen pas kërkesave të pranuara nga përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë dhe verifikimeve të realizuara në terren.
Sipas ministrit, nga vlerësimet është konstatuar se disa familje përballen me kushte të papërshtatshme banimi dhe kanë nevojë për mbështetje financiare për rinovimin e shtëpive të tyre.

Lexo edheMeloni kundër marrëveshjes së Trump për naftën ruse: Zgjedhje e rrezikshme, i jep legjitimitet Moskës
Krasniqi ka theksuar se ndërhyrjet synojnë krijimin e kushteve më të përshtatshme dhe të qëndrueshme të banimit për banorët që kanë kërkuar ndihmë.
Vendimi për ndarjen e mjeteve është marrë në kuadër të mbështetjes për përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve joshumicë në veri të vendit.