back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaShqiptareZëvendëspresidenti amerikan sot në Mal të Zi

Zëvendëspresidenti amerikan sot në Mal të Zi

Të ngjajshme

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në...

Plagoset një person në Gjakovë, të dyshuarit ende nuk janë arrestuar

Një person ka mbetur i plagosur dje në Gjakovë. Siç...

Ka fjetur me 200 burra, aktorja thotë se ja pa “hajrin” profesionit

Aktorja Jennifer Coolidge, e njohur më së miri për...

Mitrovicasit i vjedhin mjete piroteknike nga lokali, dëmi rreth 1500 euro

Një person në Mitrovicë të Veriut ka raportuar se...
- Advertisement -

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, i shoqëruar nga bashkëshortja Karen, pritet të aterojnë në Aeroportin e Podgoricës rreth orës 18:00, ku do të priten nga kryeministri malazias, Dushko Markoviq.

Në mbrëmje, kryeministri Markoviq do të shtrojë një darkë solemne për zëvendëspresidentin Pence, ku do të marrin pjesë dhe kryetari i Malit të Zi, Filip Vujanoviq dhe kryetari i Kuvendit, Ivan Brajoviq.

Takimi zyrtar ndërmjet zëvendëspresidentit amerikan dhe kryeministrit malazias është planifikuar për të mërkurën, kur do të zhvillohet edhe Samiti i liderëve të vendeve të rajonit në kuadër të Kartës Amerikane të Adriatikut. Tema e këtij samiti do të jetë siguria në rajon.

Në këtë samit, me ftesë të kryeministrit të Malit të Zi janë ftuar të marrin pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq, ai i Sllovenisë Miroslav Cerar, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq si dhe përfaqësuesi këshillit ministror të Bosnjës e Hercegovinës, Denis Zvizdiq.

Nga kabineti i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi është konfirmuar se gjatë qëndrimit në Podgoricë, ai do të takojë zëvendëspresidentin Pence.

Ky takim do të zhvillohet në Podgoricë, në kuadër të takimit të Kartës së Adriatikut ‘US-Adriatic Charter’ (Kartës SHBA-Adriatik), të mërkurën më 2 gusht dhe organizohet nën patronazhin e Maqedonisë dhe Malit të Zi”, thuhet në njoftimin nga kabineti i Thaçit.

Presidenti i Kosovës, vijon njoftimi, do të kërkojë nga zëvendëspresidenti Pence përshpejtimin e anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi janë anëtare të Kartës së Adriatikut, përderisa Kosova, Sllovendia dhe Serbia kanë statusin e vëzhguesit. Pas samitit, është paralajmëruar që zëvendëspresidenti Pence do t’i takojë edhe liderët e vendeve të rajonit.

Karta Amerikane e Adriatikut është themeluar në vitin 2003, nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me qëllim të koordinimit të aktiviteteve dhe angazhimeve të vendeve të rajonit në aspiratat e tyre për t’iu bashkuar NATO-s.

Autoritetet e Malit të Zi e kanë cilësuar vizitën e Mike Pence si historike dhe shumë të rëndësishme për këtë vend dhe për orientimin pro-perëndimor të shtetit malazias. /rel/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz