Wednesday, July 16, 2025
BallinaLajmeZenun Pajaziti kërkon që Ministria e Diasporës të bartet në Gjilan

Zenun Pajaziti kërkon që Ministria e Diasporës të bartet në Gjilan

Të ngjajshme

Arsim Thaqi: Rezultati në ndeshjen e parë ndaj Sheriffit nuk ishte real

Trajneri i skuadrës së Prishtinës, Arsim Thaqi, është paraqitur...

Një ndërtesë pranë Parkut të Qytetit përfshihet nga zjarri

Një ndërtesë në rrugën “Isa Kastrati” pranë Parkut të...

Një kompleks i përmasave evropiane u përurua sot në Suharekë (Pamje)

Në qytetin e Suharekës sot është bërë hapja solemne...

Kosova U20 mposhtet thellë nga Turqia

Kosova është renditur përfundimisht e dyta në Grupin D...

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti, ka kërkuar sot në seancën plenare që Ministria e Diasporës të zhvendoset nga Prishtina në qytetin e Gjilanit ku përfshihet regjioni i Anamoravës që ka numrin më të madh të qytetarëve në diasporë.

Deputeti Pajaziti këtë kërkesë e bëri gjatë shqyrtimit të Ligjit për diasporën, ku theksoi se vendosja e Ministrisë së diasporës në rajonin e Anamoravës do të thotë afrim më të madh me diasporën sidomos gjatë kohës sa bashkëatdhetarët janë me pushime në Kosovë.

Ai tha se rëndësia e vendosjes së Ministrisë Diasporës në Anamoravë ka edhe simbolikë të veçantë pasi do të ishte më afër edhe për shqiptarët e shumtë të Luginës së Preshevës që jetojnë në vende të ndryshme evropiane.

“Kërkoj nga kryetari i Kuvendit Kadri Veseli që është edhe lider i koalicionit qeverisës që ta marr në konsideratë këtë kërkesë dhe ta shohë mundësinë që Ministria e Diasporës të zhvendoset në qytetin e Gjilanit”, tha Pajaziti. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit