Zemaj: Kurti nuk është e mira e Kosovës
dp

Lexo edheNesër vijnë në Kosovë kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramany

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Armend Zemaj, sot në emisionin DPT te Fidani, ka folur për temat aktuale në vend.
Ai pati kritika të ashpra ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, konkretisht liderit të saj Albin Kurtit.
Për këtë të fundit, Zemaj tha se “Nuk është e mira e Kosovës”.

Lexo edheNesër vijnë në Kosovë kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramany
“Ata e kanë kuptuar, se ne e kemi thënë në vazhdimësi. Kur e sheh regresin, kur e sheh që vendi s’po zhvillohet, ekonomia po degradon, njerëzit po largohen, të rinjtë e të rejat po lëshojnë Kosovën. Energjia po shtenjtohet, tenderët njëburimor po rriten, inflacioni po rritet në vazhdimësi, tash neve na duhet një njeri që di të punojë, që di të menaxhojë”, deklaroi Zemaj në Klan Kosova.