Zeka në një prononcim për Indeksonline ka thënë se e mirëpret padinë që do të ia bëjë Lladrovci dhe se i qëndron pas të gjitha fjalëve që ka thënë dhe se për këtë do të ofroi si dëshmi në gjyq edhe tri letrat me nënshkrimin e Lladrovcit, ku sipas Zekës në to dëshmohet se kryetari aktual i Drenasit e ka akuzur Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin se qëndron pas vrasjes së veprimitarit të çështjes kombëtare dëshmorin, Behajdin Allaqi.
Milaim Zeka thotë se Ramiz Lladrovci përmes këtyre kërcënimeve ka arritur ta shantazhoi Presidentin Thaçi, ku përmes këtyre shantazheve ka arritur të bëhet ambasador dhe kryetar komune.
“Për këtë histori unë kam me dhjetëra dëshmitarë, janë letrat si dëshmija më e madhe, por janë edhe dëshmitë duke filluar prej djalit të Adem Jasharit që e din këtë histori dhe që përmendet në letër. Pastaj Nuredin Lushtaku, Sami Lushtaku, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi e din këtë histori” ka thënë deputeti Zeka.
Ai madje ka shkuar më tutje duke e akuzuar Ramiz Lladrovcin se ai i ka akuzuar shokët e tij se në një rast kanë tentuar ta vrasin edhe vllaun e tij, dëshmorin Fehmi Lladrovci.














