back to top
Monday, October 27, 2025
BallinaLajmeZëdhënësi i Grenellit flet pas deklaratës së ambasadorit rus, se zgjidhja përfundimtare...

Zëdhënësi i Grenellit flet pas deklaratës së ambasadorit rus, se zgjidhja përfundimtare për Kosovën vendoset në OKB

Të ngjajshme

Gjysmë milioni euro nën hetim, Albina Nura jep dëshmi për rastin e BE-së në Kosovë

Të hënën, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti për...

Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku shqiptohen brenda 24 orëve të fundit nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1438 gjoba për kundërvajtësit...

Dalin pamjet e arrestimit të prokurorit Beqë Shala në vend të punës

Prokurori i Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore të...

86 të vdekur për nëntë muaj në aksidente trafiku, prej tyre 47 kanë qenë shoferë

86 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku në...

Mosformimi i Qeverisë, Deliu: Ata numra e rikonfirmuan pafuqinë politike të Kurtit

Deputetja e  Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra foli...

Dick Custin, zëdhënësi i të dërguarit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se “të gjithë janë të mirëpritur për të kontribuar me ide, që do të ndihmonin stabilitetin, paqen dhe prosperitetin e Serbisë dhe Kosovës”.

Zëdhënësi i Grenellit, ka bërë këto komente për Radio Evropa e Lirë, pas deklaratës së ambasadorit të Rusisë në Serbi, Aleksandar Bocan-Kharchenko, se zgjidhja përfundimtare për Kosovën duhet të përcaktohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke miratuar një rezolutë të re që do të zëvendësonte Rezolutën 1244.

Bocan-Kharchenko ka folur më 9 maj për gazetën beogradase Politika.

I pyetur për mundësinë e përfshirjes së Rusisë në bisedimet për Kosovën, Bocan-Kharchenko ka thënë se “për bashkëngjitjen e saj, para së gjithash, duhet ftesa e Beogradit”.

Duke komentuar deklaratat e ambasadorit rus, Qeveria në largim e Kosovës ka thënë se “Rusia ka për qëllim ta kthejë çështjen e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, sepse aty ka veto”.

Përmes zëdhënësit Përparim Kryeziu, ajo ka kujtuar se pavarësia e Kosovës është vërtetuar nga Gjykata Ndërkombtare e Drejtësisë.

“Pasi që organi i vetëm gjyqësor i OKB-së thotë zyrtarisht se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e shkeli të drejtën ndërkombëtare, Këshilli i Sigurimit dhe në veçanti Rusia nuk duhet ta kontestojnë mendimin e instancës së vetme gjyqësore të OKB-së. Për më tepër, Rezoluta e KS/1244/99, që pas shpalljes së pavarësisë dhe vendimit të GjND-së, në një formë të heshtur është abroguar”, ka thënë Kryeziu për Radion Evropa e Lirë.

Askush prej zyrtarëve në Serbi nuk e ka komentuar deklaratën e ambasadorit rus.
Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë e ka pyetur ambasadën ruse në Beograd se çfarë fshihet pas propozimit të diplomatit rus, por nuk ka marrë përgjigje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz