back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaJetëZbuloni sa të rrezikuar jeni nga gurët në veshka me një fletë...

Zbuloni sa të rrezikuar jeni nga gurët në veshka me një fletë lakër të kuqe; Ekzaminimi më i thjeshtë ‘mjekësor’ në kushte shtëpie

Të ngjajshme

“Mërgata nuk duhet të përdoret prej politikës”, Gani Dreshaj tregon pikëpamjet e diasporës

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës,...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira...

Molotovi para kryeministrisë, merr flakë një protestues

Një protestues është përfshirë nga flakët në protestën e...

Pas “Javelin-it” amerikan, FSK pajisjet me anti-tankun gjerman “Panzerfaust 3”

Përpos 246 anti-tankeve amerikane, Javelin, ushtria e Kosovës në...

Tubim madhështor i PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa: Bedri Hamza kryeministër

Kandidati i PDK-së për deputet, Hajdar Beqa, ka treguar...
- Advertisement -

Ne e dimë se dieta perëndimore prodhon acide, ndërsa dieta me bazë bimore i redukton ato. Një dietë me bazë acide jo vetëm që ndikon në rrezikun e formimit të gurëve në veshka, por mund të shkaktojë acidozën metabolike kronike të gradës së ulët, që është acidi i tepërt në qarkullimin e gjakut, që mendohet se kontribuon në dobësimin e muskujve me kalimin e moshës.

Cila është mënyra më e mirë për të përcaktuar se sa acide është dieta juaj? Ndoshta metoda më e thjeshtë (dhe më e mërzitshmja) është që të blini ca letra pehashi dhe të urinoni mbi to. Ose përse të mos përdorni atë që mund të keni në frigoriferin tuaj, lakrën e kuqe? Lakra e kuqe ose vjollcë ju ofron një nga lëndët më të mira ushqyese. Madje, mund ta përdorni edhe për të kryer eksperimente kimike në kuzhinë, ose në këtë rast, eksperimente në tualet.

- Advertisement -

Zieni pak lakër të kuqe, derisa uji të marrë ngjyrë të kuqe të errët, ose grini lakër në ujë dhe më pas kullojeni. Urinoni në tualet dhe më pas hidheni koktejin e lakrës së kuqe mbi urinë. (Tualetet funksionojnë më mirë, sepse kanë pak ujë.) Nëse lëngu në tualet mbetet i kuq, ose më keq akoma, bëhet rozë, atëherë urina juaj është shumë acide. Synimi është që urina të bëhet blu. Nëse ju urinoni dhe lëngu i lakrës që keni hedhur bëhet blu, atëherë urina nuk është aspak acide, por neutrale ose edhe bazike.

Informacioni është marrë nga libri: Ushqimet që shpëtojnë jetë sjellë në shqip nga Botimet Living 

Klikoni në këtë link për ta blerë librin online

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz