HomeLajmeZbulohet një rast i kontrabandës së mallrave, sekuestrohen mijëra produkte

Zbulohet një rast i kontrabandës së mallrave, sekuestrohen mijëra produkte

Të ngjajshme

Rashiq: Presionet vazhdojnë edhe pas zgjedhjeve, djali im u ndalua në kufi nga BIA

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq,ka...

Reali e zyrtarizon largimin e Arbeloas

Real Madrid edhe zyrtarisht e ka shkarkuar trajnerin e...

Mësohet se kush është 150-milionëshi që e përmendi Perez

Është bërë e ditur se kush është 150 milionëshi...

Një aksion i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe Doganës së Kosovës ka rezultuar me zbulimin e një rasti të kontrabandës së mallrave.

Njësia e Task-Forcës, e përbërë nga Drejtoria Rajonale Kufitare Jugu dhe Njësia Anti-kontrabandë e Doganës, pas pranimit të informatave relevante, ka ndërmarrë veprime operative duke arritur të identifikojë një lokacion që shërbente si pikë grumbulluese e mallrave kontrabandë.

Kontrolli në këtë lokacion është realizuar me urdhër të Prokurorit të Shtetit në Gjilan, ku gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme mallrash, përfshirë 27 mijë filtra të ndryshëm, 91 kilogramë duhan të përpunuar të gatshëm për treg si dhe 700 poçe elektrike 100W.

Të gjitha mallrat e sekuestruara janë dorëzuar tek Dogana e Kosovës, ndërsa rasti është duke u trajtuar sipas procedurave ligjore në fuqi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz