Vajzat e arta të Kosovës kanë shkruar historinë.
Në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e vajzave ka shënuar fitore bindëse në udhëtim ndaj Gjibraltarit, me rezultat 8-0, shkruan IndeksOnline.
Erleta Mehmeti shënoi dy gola në këtë përballje, derisa golat tjera i realizuan, Donjeta Halilaj, Kaltrina Biqkaj, Lumbardha Misini, Modesta Uka, Blerta Smaili dhe Gentiana Fetaj.
Kosova e mbyll këtë edicion si e para në grup, me 15 pikë, aq sa ka edhe Kroacia, por që ka goldallimin më të mirë, ku ”Dardanët” realizuan 20 gola dhe pësaun vetëm 3 gola në gjashtë ndeshje,
Kjo fitore i siguron Kosovës ngritjen në Ligën B të Ligës së Kombeve për sezonin e ri dhe kualifikimin në play-off të Kupës së Botës./IndeksOnline/