Trump me paralajmërim pasi u rrëzua një aeroplan mbi Ngushticën e Hormuzit: ShBA duhet t’i përgjigjen këtij sulmi
dp

Lexo edhePolicia me aksion në Fushë-Kosovë

Përmes një njoftimi, Trump tha se në incident ishin të përfshirë dy pilotë, të cilët, sipas tij, janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pësuar lëndime.
“Jam informuar nga Ushtria jonë e Madhe se mbrëmë iranianët rrëzuan një nga helikopterët tanë shumë të sofistikuar Apache ndërsa patrullonin mbi Ngushticën e Hormuzit. Kishte dy pilotë të përfshirë, të dy janë shëndoshë e mirë dhe të padëmtuar. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara duhet, domosdoshmërisht, t’i përgjigjen këtij sulmi”, thuhet në deklaratën e Trumpit.
Deklarata vjen në një kohë tensionesh të vazhdueshme mes Uashingtonit dhe Teheranit, ndërsa deri më tani nuk ka pasur konfirmim nga autoritetet iraniane lidhur me incidentin e raportuar.

Lexo edhePolicia me aksion në Fushë-Kosovë