Ish-futbollisti kosovar, Behar Maliqi është larguar nga Prishtina.
Lajmin e bëri të ditur vetë ai, në një postim në faqen e tij në “Facebook”.
Nga sot nuk do të jem më pjesë e klubit FC Prishtina. Falënderoj ish-kryetarin Rrahman Haradinaj dhe drejtorin sportiv, tash kryetar i klubit, Driton Krasniqi për mundësinë e dhënë, të gjithë trajnerët që bashkëpunuam gjatë këtyre dy viteve dhe lojtarët. Një falënderim i veçantë shkon për tifozët Plisat për mbështetjen e dhënë. Klubit i dëshiroj shumë suksese në vazhdim”, ishin fjalët e Maliqit.
Maliqi, deri më tani kishte qenë ndihmëstrajner i skuadrës ku dhe kishte luajtur në karrierën e tij si futbollist./IndeksOnline/