Zbulohet mashtrimi me sasi të djathit, Ministria jep sqarimin!
BILLI

Lexo edhePasi shkarkoi bordin e Kurtit, Hoti emëron drejtoreshë zyrtaren e LDK’së në Ibër Lepenc

Mostrat ishin marrë në një biznes në Prishtinë, gjatë vizitës së ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, në pjesën e dytë të muajit të kaluar.
“Zyrtarë të MTI-së pas ekspertizës së produkteve kanë konstatuar se sasia e përshkuar në paketim nuk përkon me sasinë reale të produktit dhe në këtë mënyrë është mashtruar konsumatori. Ministri është interesuar për cilësinë e ushqimit në veçanti për produktet e qumështit pas ankesave që ka marrë nga shoqata të ndryshme të kësaj fushe”, thuhet në njoftimin e MTI-së.
Ministri Krasniqi ka thënë se mbështetja për biznese nuk do të mungojë, por nuk do të lejohet shkelja e të drejtave të konsumatorëve.

Lexo edhePasi shkarkoi bordin e Kurtit, Hoti emëron drejtoreshë zyrtaren e LDK’së në Ibër Lepenc
Ai ka thënë se fokusi kryesor do të jetë mbrojtja e prodhuesve vendorë dhe ajo e konsumatorit.