BallinaJetëKurioziteteZbulohet guri për të cilin flet Kurani -Ky është mesazhi që gjendet...

Zbulohet guri për të cilin flet Kurani -Ky është mesazhi që gjendet në të

Të ngjajshme

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, befasi të mëdha në Top 10

Gara për Topin e Artë 2026 po bëhet gjithnjë...

Çka parasheh Projektligji për Shtetësinë, që e miratoi sot qeveria?

Në mbledhjen e sotme të qeverisë u miratua Projektligji...

Kurti emëron Agon Dobrunën si zëvendësministër në Ministrinë e Hotit

Me vendim të kryeministrit Albin Kurti, Agon Dobruna është...

“The High Life: The Musical” – një panto e çmendur dhe plot gëzim

Alan Cumming dhe Forbes Masson rikthejnë sitcom-in kult të...

Albian Hajdari pati 16 qepje në kokë pas lëndimit kundër Turqisë

Albian Hajdari mund të rikthehet në përballjen e Hoffenheimit...

Një njeri nga Arabia Saudite gjatë gjuetisë në një zonë malore pranë kufirit me Jemenin, zbuloi një gur të vogël e të errët, të cilin menjëherë e njohu.

Guri ishte i ngjashëm me ata që përmenden në Kur’an, në suren El-Fil (Elefanti). Pas testimit, është konstatuar se bëhet fjalë për një gur unik dhe deri më sot të panjohur, mbi 1500 vjet të vjetër.

Salih Musfer El-Gamdi thotë se guri, i cili peshon 131 gram, në vete mban viztaimet e gdhendura të zogjëve dhe të elefantëve. Ai thotë se guri u gjet në luginën jugore Xherb, e njohur si Lugina e gjelbër, në të cilën Ebrehaja dhe ushtria e tij qëndruan për pak kohë para se ta sulmonin Mekën.

Në Kuran, Perëndia përmend se si dërgoi zogjët Ebabil, të cilët hodhën gurë nga argjili mbi ushtrinë të cilën e udhëhiqte kryekomandanti abisinas Ebrehaja, i cili ishte nisur që ta rrënonte Qaben në Mekë, mu në agim të Islamit.

Ai thotë se ekspertët e morën gurin për shkak të analizave, dhe konstatuan se ai mund të jetë i vjetër së paku 1442 vjet, ndërsa gurin e kishte gjetur pasi që i kishte parë në ëndërr të atin dhe gjyshin e tij.

“Një vit pasi gjeta gurin, e luta një mik timin nga Egjipti, të afërmit e të cilit janë arkeolog, që ta marrin dhe t’ia bëjnë analizat. Pas analizave, ata më kontaktuan dhe më lutën që t’ua sjell edhe fotografitë tjera të gurit. Pas shumë mesazheve dhe thirrjeve telefonike, ata më thanë se do ta blenin gurin për katër milionë, por unë i kam refuzuar. Pas një kohe të shkurtë, edhe nga Departamenti për Turizëm i Bahasë (jug të Arabisë Saudite) më kanë lutur që t’ju jap gurin, por edhe këtë nuk e kam pranuar”, kishte thënë Gamdi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz