back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeZbulohet gjithçka, ky është plani i Haradinajt për Demarkacionin

Zbulohet gjithçka, ky është plani i Haradinajt për Demarkacionin

Të ngjajshme

Punime, ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

KEDS njofton se sot do të kryhen punime të...

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me...

Pezullimi i Dialogut Strategjik, Shtuni: SHBA është lodhur me papjekurinë dhe veprimet e papërgjegjshme të Kurtit

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe sigurisë, Ardian Shtuni, ka...

Horoskopi për ditën e sotme, 14 shtator 2025

Dashi Lëngjet tuaja krijuese po rrjedhin, prandaj shfrytëzojini ato në...

Netanyahu tregon se çka i jep fund luftës në Gaza

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi sot se eliminimi i...

Kryeministri Ramush Haradinaj pritet që t’ia prezantojë homologut të tij malazez, Dushko Markoviq, një plan për kalimin e Marrëveshjes së Demarkacionit në Kuvendin e Kosovës.

Kështu bëjnë të ditur burime të gazetës “Zëri”, sipas të cilave gjatë vizitës së Markoviqit në Kosovë javën e ardhshme, më 6 shkurt, këtij do t’i prezantohet varianti i një plani, sipas të cilit kjo marrëveshje do të mundë të rinegociohet sërish.

“Pala kosovare është optimiste se ky plan do të përkrahet edhe nga pala malazeze, i cili parasheh mundësinë e rinegocimit të Marrëveshjes për Kufirin në mënyrë që të plotësohet kriteri i BE-së për liberalizim të vizave, si dhe me dëshmi konkrete kufiri të vendoset aty pretendon pala kosovare”, ka pohuar ky burim.

Në këtë mënyrë, siç mëson gazeta, më vonë do të mundë të diskutoheshin sërish të gjitha pikat të cilat janë të kontestueshme nga ana e Kosovës.

Megjithatë, zyrtarë nga Qeveria e Kosovës nuk kanë dhënë detaje lidhur me këtë çështje, ani pse kanë pohuar se janë pro asaj që të gjendet një zgjidhje.

Derisa deputetët e AAK-së janë shprehur të vendosur se nuk do ta votojnë versionin aktual të Demarkacionit, ata të “Nismës” mbeten optimistë se do të gjendet një zgjidhje mes dy qeverive.

Ndërkaq nga Kryesia e Kuvendit kanë njoftuar se kjo marrëveshje nuk do të hyjë në rend dite derisa të përfundojë vizita e kryeministrit të Malit të Zi në Kosovë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz