Haxhiu nesër në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, takon presidenten dhe kryeministrin
dp

Lexo edheAvokatja e Arlindës tregon çfarë i kishte thënë ajo për ish-bashkëshortin dhe përmendjen e Haradinajve

Sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës, Haxhiu do të pritet me ceremoni shtetërore nga homologu i saj, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.
Gjatë vizitës, ajo do të zhvillojë një takim bilateral me Gashin, si dhe do të takohet me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, dhe kryeministrin Hristijan Mickoski.
Në kuadër të agjendës, Haxhiu do të takohet edhe me kryetarët e komunave me shumicë shqiptare.

Lexo edheAvokatja e Arlindës tregon çfarë i kishte thënë ajo për ish-bashkëshortin dhe përmendjen e Haradinajve
Programi i vizitës përfshin gjithashtu një vizitë në Muzeun e Artit Bashkëkohor.