“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Natyra Kuçi tregon se Arlinda Zekaj iu drejtua Kryeprokurorit për ndihmë tri ditë para vr*sjes

Kështu ka bërë të ditur Natyra Kuçi, e cila ka dhënë hollësi për përpjekjet e Arlindës për të siguruar mbrojtje nga institucionet shtetërore. Kuçi ka treguar gjithashtu se Arlinda Zekaj kishte qenë shoqja e saj.
Duke folur në emisionin “Debat Plus” në TV Dukagjini, Kuçi ka treguar se letra nuk është bërë publike dhe se ajo beson që dokumenti ndodhet te avokatja e viktimës.
“Linda, rreth tri ditë më parë, i ka shkruar një letër prej tri faqesh e gjysmë Kryeprokurorit të Shtetit, ku ka përshkruar të gjithë kronologjinë e ngjarjes dhe i ka kërkuar ndihmë. Letra nuk është publikuar. Unë nuk e kam. Besoj se e ka avokatja.”
Përveç letrës drejtuar Kryeprokurorit të Shtetit, Kuçi ka folur edhe për paraqitjet e vazhdueshme të Arlindës në polici, ku, sipas saj, kishte kërkuar ndihmë disa herë.
Ajo ka treguar se Arlinda kishte kaluar orë të tëra duke pritur në polici, me shpresën se paralajmërimet dhe shqetësimet e saj do të merreshin seriozisht nga autoritetet.
“Zinxhiri shtetëror ka pasur paralajmërime të vazhdueshme, por ato janë trajtuar në mënyrë joserioze. Ajo ka pritur edhe nga gjashtë orë në polici, duke shpresuar se dikush do ta merrte seriozisht. Kështu që të gjitha këto gjëra janë në telefona”, ka deklaruar Kuçi.
Kuçi shtoi më tej se Arlinda, pavarësisht përballjeve të vazhdueshme me institucionet, nuk kishte hequr dorë nga shpresa se situata do të zgjidhej.
Sipas saj, edhe pas vendimit të gjykatës dhe arrestimit të bashkëshortit, Arlinda kishte besuar se do të mund të kthehej e qetë në shtëpinë e saj, pranë djalit.

Lexo edheProtestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
“Sa herë ka shkuar ajo në polici, nuk ka hiç një mendje që… nuk ka heq dorë asnjë sekondë duke besuar, edhe ky vendim i gjykatës dhe djalin ka me marrë. Hajt se kthehet burri prej Amerikës e ma bien djalin. Linda nuk ka heq dorë.”
Kuçi ka thënë se Arlinda nuk kishte menduar se do të humbiste jetën atë ditë, por kishte pritur që arrestimi i bashkëshortit t’i mundësonte kthimin në shtëpi.
“Linda nuk ka zgjedhur të sakrifikohet atë ditë, ajo ka shpresuar që pasi u arrestua burri i saj, do të shkoj e qetë në shtëpi te djali i vet.”
Kujtojmë se Prokuroria Themelore në Pejë kishte hedhur poshtë ankesën disiplinore të avokates Adelina R. Hoxha ndaj prokurores Suada Hamza, lidhur me pretendimet për shkelje gjatë trajtimit të rastit të Arlinda Zekajt, e cila u vra mbrëmë mizorisht nga kunati i saj.
Sipas vendimit të datës 21 gusht 2026, kryeprokurorja Lumturije Vuçetaj kishte vendosur të mos iniciohej procedurë disiplinore ndaj prokurores.
“HEDHET kërkesa për inicimin e procedurës disiplinore”, thuhet në vendim..
Vendimi arsyetohej me konstatimin se ankesa ishte e pabazuar dhe nuk përbënte shkelje disiplinore.