BallinaSportZbulohet gënjeshtra e Agim Ademit, menaxheri i Suedisë tregon të vërtetën rreth...

Zbulohet gënjeshtra e Agim Ademit, menaxheri i Suedisë tregon të vërtetën rreth mbulimit të shpenzimeve

Të ngjajshme

19-vjeçari shqiptar në Angli vdes në kantierin e ndërtimit, u rrëzua nga kati i 12

Një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Macron – Kurtit: U takon t’i zbatoni angazhimet e marra në marrëveshjet e fundit me Serbinë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka dërguar kryeministrit...

Nuk përmbahet Enca, shfaqete ‘zjarr’ në postimin e fundit

Këngëtarja shqiptare Enca Haxhia ka ‘dridhur’ rrjetet sociale me...

Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë, alarm për ekonominë lokale

Numri i dyqaneve të zbrazëta në Gjenevë është rritur...

Sot varroset 49-vjeçari që u vra nga vëllai i tij në Bokshiq të Klinës

Sot do të varroset 49-vjeçari, Faruk Jusufi, i cili...

Menaxheri i Kombëtares së Suedisë, Stefan Pettersson, ka përgënjeshtruar Presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademin, transmeton Gazeta Metro.

Në Doha të Katarit, Kosova sot do përballet në një ndeshje miqësore me Suedinë. Ndeshja fillon prej orës 15:45 – sipas kohës tonë lokale dhe zhvillohet në ‘Al Ahli Stadium’.

Para disa ditëve i pari i FFK’së, Agim Ademi, kishte thënë se Suedia ka paguar të shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit të Kosovës në Katar.

“Suedia në vazhdimësi është treguar shumë miqësore dhe ka mbështetur përfaqësuesen e Kosovës në futboll, në forma të ndryshme. Kësaj here kanë treguar bujari ndaj ekipit të shtetit tonë duke na mbuluar të gjitha shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit në Katar përkundër që në këtë ndeshje miqësore do të ballafaqohemi pikërisht me Suedinë” – kishte thënë Ademi për ‘Infokus’ para disa ditësh.

Por, kjo nuk po del të jetë e vërtetë. Menaxheri i Suedisë, Stefan Petterson, për ‘Football Channel’ ka thënë se kjo nuk është e vërtetë, transmeton Metro.

“Nuk është e vërtetë që ne kemi paguar për Kosovën. Është ‘One Two Play’ që merret me kundërshtarët. Ne paguajmë vetëm One Two Play” – tha Petterson.

Kombëtarja e Suedisë ka punuar tash e disa vite me kompaninë gjermane ‘One Two Play’, e cila organizone turne/kampe në Abu Dhabi dhe Katar për ekipin suedez tash e disa vite. /gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz