BallinaLajmeZbulohet arsyeja pse AKR-ja po ndahet nga LDK-ja

Zbulohet arsyeja pse AKR-ja po ndahet nga LDK-ja

Të ngjajshme

Meriton Korenica i sjell fitoren CFR Cluj në derbin rumun (VIDEO)

Meriton korenica po vazhdon të ketë një sezon fantastik...

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, trupi gjykues nis takimet

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Sekretari i përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli ka thënë në një reagim se Lidhja Demokratike e Kosovës është ngutur paksa në shpalljen e kandidaturave për kryetarë të komunave në Kosovë.

Makolli ka thënë poashtu se kjo parti e ka shkelur marrëveshjen që kishin me ta për një bashkëpunim  të mundshëm për zgjedhjet lokale, transmeton Indeksonline.

“LDK u ngut me shpalljen e kandidaturave për kryetar të komunave, dhe me këtë rast e shkeli marrveshjen e arritur me AKR në të cilën thuhet se partitë do të bashkëpunojnë edhe në zgjedhjet lokale. Në të gjitha takimet e mbajtura është folur për një bashkëpunim të mundshëm në shumicën e komunave në zgjedhjet lokale të kësaj vjeshte, dhe prezantimi I kandidatëve nga ana e LDK-së pa asnjë koordinim dhe konsultim me ne ishte befasi”, ka thënë Makolli.

Më tej ai ka thënë se AKR do t’i sfidohet LDK-së në zgjedhjet lokale edhe si subjekt i vetëm politik. Mirëpo sipas tij kjo e fundit duhet ta kuptojë se këto shkelje të tilla nuk i bëjnë mirë të ardhmes së përbashkët.

“Ne jemi duke punuar fuqishëm për zgjedhjet lokale dhe jemi të gatshëm të sfidohemi në këto zgjedhje edhe si subjekt i vetëm politik, por LDK duhet ta kuptojë se veprimet e njëanshme derisa kemi një marrveshje nuk i bëjnë mirë të ardhmes tonë të përbashkët” ka përfunduar Makolli./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz