back to top
Thursday, September 18, 2025
BallinaLajmeZbulohet arsyeja kryesore pse kosovarët po ikin nga Kosova

Zbulohet arsyeja kryesore pse kosovarët po ikin nga Kosova

Të ngjajshme

Moore: Kosovës iu bë presion për themelim të Speciales për shkak të disa shqetësimeve

Ish-diplomati amerikan Jonathan Moore, sonte në Rubikon shpalosi detaje...

Totaj: Investuam në qytet e fshat, tani koha për projekte të mëdha

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, vizitoi sot disa...

Spektakël në Anfield, Liverpool fiton në frymën e fundit Atletico Madrid

Liverpool ka regjistruar një fitore dramatike 3-2 ndaj Atlético...

Rikthehet Atletico, e befason Liverpoolin me gol në 10 minutat e fundit të ndeshjes

Atletico e ka barazuar rezultatin ndaj Liverpoolit në Ligën...

Edhe gjatë këtij viti vlerësohet se qytetarë të shumtë kanë lëshuar Kosovën, duke kërkuar një jetë më të mirë në shtetet e Bashkimit Evropian. Derisa numri i atyre që po ikin jashtë vendit vlerësohet të jetë i madh, në Kosovë nuk ka ndonjë statistikë të saktë për këtë numër.

Papunësia e madhe vlerësohet të jetë edhe më tej arsyeja kryesore që po shtyn qytetarët të lëshojnë vendin.

Drejtori ekzekutiv i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), Behxhet Shala, ka thënë për “Zërin” se qytetarët po ikin jashtë vendit për të siguruar një jetë më të mirë.

“Papunësia e madhe ka ndikuar në ikjen e madhe të qytetarëve të Kosovës dhe të rinjtë, pjesa më vitale e Kosovës, të bëjnë përpjekje për të dalë jashtë, për të siguruar një jetë më të mirë për vete dhe për familjet e tyre. Në këto rrethana askush nga qejfi nuk e lëshon vendin e tij. Kushtet e brendshme përcaktojnë numrin e atyre të cilët ose janë larguar, ose bëjnë përpjekje për t’u larguar e që do të largohen në të ardhmen”

Shala e ka vlerësuar si pozitive që tashmë qytetarët nuk po detyrohen përmes rrugëve ilegale të lëshojnë Kosovën, por që këtë po e bëjnë përmes vizave të punës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz