Kendall Jenner dhe Jacob Elordi nuk e fshehin më nga publiku romancën e tyre të supozuar.
Modelja 30-vjeçare dhe aktori 28-vjeçar u panë për një darkë private në Tokio këtë javë, duke pozuar me fansat, transmeton Indeksonline.
Ata dukeshin të relaksuar, ndërsa shijonin Udon Carbonara me miqtë në një restorant të njohur.
Ata u fotografuan së fundmi, duke shkëmbyer puthje pas një daljeje në mbrëmje.
Ylli i “Euphoria” e kishte dorën në pjesën e pasme të kokës së Kendall. Aktori i nominuar, i cili kohët e fundit kaloi kohë me Jenner në Hawaii, u pa gjithashtu duke përqafuar yllin e reality show-t ndërsa bisedonin me miqtë.
Ata u panë për herë të parë së bashku në publik muajin e kaluar, duke pirë verë në një plazh në Hawaii. Pak më vonë, ata u panë në një takim me motrën e vogël të Jenner, Kylie, 28 vjeç, dhe të dashurin e saj, aktorin 30-vjeçar Timothée Chalamet, me të cilin ajo është në një lidhje prej tre vjetësh./Indeksonline/