HomeLajmeTri raste të vjedhjeve në Prishtinë, pesë persona përfundojnë në pranga

Tri raste të vjedhjeve në Prishtinë, pesë persona përfundojnë në pranga

Të ngjajshme

“Për vëmendjen mediatike”, Briki reagon me një mesazh të koduar

Ish-banorja e “BBVA”-së, Brikena Selmani, ka publikuar së fundmi...

Liverpool arrin marrëveshje me Andoni Iraolën për postin e trajnerit

Liverpool ka arritur një marrëveshje në parim me Andoni...

Policia e Kosovës ka raportuar për tri raste të ndara të vjedhjeve në Prishtinë, ku pesë persona janë arrestuar, ndërsa një rast tjetër mbetet nën hetime.

Në rastin e parë, dy shtetas të Shqipërisë janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer një vjedhje të rëndë ndaj një shtetaseje të Shqipërisë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Në një rast tjetër, persona të panjohur kishin depërtuar me forcë në një objekt dhe kishin vjedhur një arkë me para. Pas veprimeve hetimore, policia ka identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar kosovarë, të cilët po ashtu janë dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Ndërkaq, mbrëmjen e 1 qershorit, një qytetar ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në banesën e tij dhe kanë vjedhur stoli ari me vlerë të konsiderueshme. Lidhur me këtë rast ende nuk ka të arrestuar, ndërsa hetimet po vazhdojnë. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz