BallinaLajmeZbatimi i masave antiCOVID-19, policia dhe AUV vihen në veprim

Zbatimi i masave antiCOVID-19, policia dhe AUV vihen në veprim

Të ngjajshme

Hysaj në dyshim për ndeshjen ndaj Polonisë?

Kombëtarja shqiptare ka marrë një lajm të keq para...

Bëhet xheloze për Selin? Kriset raporti mes Brikenës dhe Mateos

Brikena Selmani dhe Mateo Borri kanë pasur një përplasje...

Policia e Kosovës ka bërë të ditur sonte se është duke operuar me zyrtarët e saj dhe inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AUV), për të kontribuar në respektimin e masave dhe ruajtjen e shëndetit publik.

Në një komunikatë thuhet se që nga shfaqja e rasteve të para me COVID-19, policia është angazhuar me përkushtim në ofrimin e mbështetjes për autoritetet shtetërore në funksion të menaxhimit të situatës, implementimit të planeve në zbatim të masave dhe kufizimeve për të parandaluar përhapjen e virusit.

Shëndeti dhe siguria e qytetarëve tanë vazhdon të mbetet prioritet në këtë periudhë pandemie. Pavarësisht detyrave dhe angazhimeve tjera policore, në çdo kohë dhe në çdo vend, policia është duke operuar me zyrtarët e saj dhe Inspektorët e AUV, për të kontribuar në respektimin e masave dhe në ruajtjen e shëndetit publik”, thuhet në komunikatën e postuar në Facebook.

Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë qytetarët që të respektojnë masat e vendosura në të mirë të secilit, në të kundërtën paralajmëron masa ndëshkuese sipas ligjit.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës më 18 prill ka marrë vendim për masa të reja për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, me të cilat kufizohet qarkullimi i qytetarëve dhe puna e gastronomisë nga ora 22:30 deri në 05:00.

Shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 22:30, pas pajisjes me leje të veçantë nga sistemi EDI (ATK). Në hotele, pas 22:30, shërbimi i pijeve dhe ushqimeve lejohet edhe në zonën e përcaktuar për ngrënie dhe pije, vetëm për mysafirët e këtyre subjekteve, të cilët verifikohen përmes listës që tregon personat që qëndrojnë për fjetje dhe që ofrohet nga subjekti përkatës.

Për shkelësit e masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore sipas Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e COVID-19 në territorin e Kosovës dhe ligjeve të tjera në fuqi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz