back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaShqiptareZbarkojnë në Shqipëri 50 refugjatët e parë sirianë

Zbarkojnë në Shqipëri 50 refugjatët e parë sirianë

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

50 refugjatë sirianë kanë mbërritur gjatë natës në qytetin e Gjirokastrës. Refugjatët që kanë arritur deri tani, kryesisht janë nga Siria ndërsa u përkasin grupmoshave të ndryshme duke qenë se janë shpërngulur nga vendet e tyre familjarisht.

Ata kanë hyrë nga Greqia, shtet ky që po përballet me një fluks tepër të madh refugjatësh që pas hapjes së kufirit nga ana e Turqisë. Kjo ka bërë që edhe autoritete shqiptare të marrin masa dhe të planifikojnë qendrat e pritjes, duke qenë se janë një portë hyrëse për në vendet e Bashkimit Evropian.

Aktualisht refugjatët që kanë mbërritur në Gjirokastër po strehohen në Qendrën e Pritjes në Gerhot, rreth 2 kilometra në veri të Gjirokastrës.

Pas krizës në Evropë me refugjatët nga Siria, burime të sigurta për Top Channel bëjnë me dije se katër institucione në vend po diskutojnë për të marrë përgjegjësitë në një situatë të tille dhe paraprakisht është menduar të bëhen gati 6 qendra pritëse, të cilat mund të vendosen në jug të vendit në kufi me Greqinë. Ndërkohë sipas të dhënave nga të njëjtat burime pritet që në vendin tonë të drejtohen rreth 30 mijë refugjatë. /top channel/

Të Fundit

Sport

ShowBiz