BallinaLajmeZbardhet plani i Vetëvendosjes për votimin e qeverisë 'Kurti II'

Zbardhet plani i Vetëvendosjes për votimin e qeverisë ‘Kurti II’

Të ngjajshme

Pse lexojmë lehtë fjalët e përziera

Fenomeni i njohur si “typoglycemia” – aftësia për të...

Tony Awards 2026: Dominojnë “The Lost Boys” dhe “Schmigadoon!”

Mjuzikëllat The Lost Boys musical dhe Schmigadoon! kryesojnë nominimet...

Në “Emirates” luftohet për finale, këto janë formacionet

Sonte përcaktohet finalisti i parë i finales së Ligës...

Syla PDK-së: Nait Hasanin në parti e mos me e marrë Limajn, veç po duket standard i dyfishtë

Gazetari dhe komentatori politik, Valon Syla, ka komentuar qëndrimin...

Përfaqësuesi ligjor i Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Sallahu ika reaguar ndaj deklaratës së ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar dje se u.d e Presidentit, Vjosa Osmani, nuk mund ta caktojë mandatarin për formimin e Qeverisë, shkruan Syri Kosova.

Ai përmes llogarisë së tij ka zbardhur edhe disa të pathëna deri më tani për planin e Vetëvendosjes për formimin e institucioneve të reja.

Ai ka bërë të ditur se kreu i kësaj partie, Albin Kurti do të mandatohet pikërisht nga u.d e Presidentit, Vjosa Osmani e pas kësaj do të votohet Qeveria “Kurti II”.

“Pas çertifikimit të rezultateve brenda afatit ligjor do të bëjmë propozim për nominim të kryeministrit të ardhshëmn te U.D Vjosa Osmani, pastaj do të nxjerret dekreti mbi bazën e atij nominimi, pastaj, do ta thërasim seancën plenare, do të zgjedhet kryesia e Kuvendit dhe do të votohet Qeveria Kurti II”, ka shkruar mes tjerash Sallahu.

Postimi i plotë i Sallahut:

Nuk duhet as t’i kushtohet vëmendje deklaratës së Enver Hasanit lidhur me rënditjen e zgjedhjes së përfaqësuesëve të institucioneve kushtetuese.

Është deklaratë boshe dhe pa mbështetje kushtetuese.

Pas çertifikimit të rezultateve brenda afatit ligjor do të bëjmë propozim për nominim të kryeministrit të ardhshëmn te U.D Vjosa Osmani, pastaj do të nxjerret dekreti mbi bazën e atij nominimi, pastaj, do ta thërasim seancën plenare, do të zgjedhet kryesia e Kuvendit dhe do të votohet Qeveria Kurti II.

Në seancat e radhës do të vazhdohet me zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz