back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeZbardhen emrat: Ja kujt i konvenon e kujt jo zhbërja e Gjykatës...

Zbardhen emrat: Ja kujt i konvenon e kujt jo zhbërja e Gjykatës Speciale!

Të ngjajshme

Analisti politik, Nexhemdin Spahiu në një prononcim për “Gazeta Blic”, ka komentuar iniciativën e Thaçit, Haradinajt e Veselit për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Spahiu ka thënë se nuk e di se çfarë informacioni mund të ketë marrë PAN, për të reaguar në atë mënyrë.

“Nuk e di se çfarë informacioni mund të ketë rrjedhur nga Gjykata Speciale që të ketë shkaktuar këtë reagim aq të shpejtë të PAN-it”, ka thënë ai.

Sipas tij, reagimi i LDK-së ka qenë i pritur.

“Reagimi i LDK është ai i prituri. LDK ka qenë përherë pro kësaj gjykate”, ka deklaruar ai.

Tutje Spahiu ka thënë se Gjykata Speciale më së shumti do ta dëmtojë PAN-in dhe përfituesi më i madh është VV-ja.
Ai madje ka thënë se mbrëmë VV tregoi shumë kopili.

“Reagimi i VV lidhur më këtë në të kaluarën ka qenë naiv, pasi është e pritshme që kjo gjykatë do ta dëmtojë PAN-in dhe përfituesi më i madh i kësaj është pikërisht VV. Mbrëmë VV tregoi më shumë kopili, gjë që dëshmon se janë bërë më shumë makiavelistë se më parë”, ka përfunduar ai, raporton Gazeta Blic.

Ndryshe, Iniciativa e tre ish-eprorëve të lartë të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Ramush Haradinajt, tashmë drejtues të tri institucioneve kryesore të vendit, për ta proceduar shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale ka dështuar në dy tentativat e Kryesisë së Kuvendit në mungesë të kuorum.

Kundër kësaj iniciative kanë dalë haptas ambasadorët amerikan, gjerman, britanik dhe të Bashkimit Evropian. Sipas këtyre të fundit, shteti i Kosovës po e rrezikon të ardhmen për shkak të interesave personale të liderëve të saj.

Pro themelimit të Gjykatës Speciale është Lidhja Demokratike e Kosovës ndërsa Vetëvendosje është shprehur se është kundër themelimit të kësaj gjykate por fillimisht do të diskutoj rreth kësaj çështje. Shefi i grupit parlamentar të VV-së, Glakuk Konjufca mbrëmë ka thënë se nuk po e kupton ngutinë e PAN e Hashim Thaçit dhe ndryshimin e qëndrimit për Gjykatën Speciale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz