back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeZafiri, Kuçit: “Kur unë kom qenë në burg t’i je kon milic”,...

Zafiri, Kuçit: “Kur unë kom qenë në burg t’i je kon milic”, Kuçi i përgjigjet: Zoti të ndihmoftë ty dhe të tjerëve për të bëmat pas 99-së

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka replikuar ashpër me deputetin Zafir Berisha, duke i thënë se CV-ja e tij është shumë më e mirë dhe më e pastër se e tij.

“Në fund CV jeme është më e mirë se e jotja… mos e shih veten si monopolues të UÇK-së”, tha Kuçi.

Por i ashpër ishte edhe reagimi i Berishës.

Ai iu drejtua Kuçit duke thënë “Në vitet e 80-ta kur unë isha në burg me vëllezërit e mi, t’i ishe milic në Vushtrri”.

“Në vitet e 80-ta unë isha fëmi”, iu përgjigj Kuçi, duke shtuar se kurrë nuk ka vepruar kundër vendit të tij.

“Pas 12 qershor ‘99 Zoti të ndihmoftë ty edhe të tjerëve çka keni bo bo”, iu kundërpërgjigj Kuçi, Berishës. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz