HomeLajmeArdian Gjini: Çdo faturë e shtrenjtë e rrymës është taksë e fshehur...

Ardian Gjini: Çdo faturë e shtrenjtë e rrymës është taksë e fshehur për familjet, Aleanca ka plan për pavarësi energjetike

Të ngjajshme

Të pasionuar pas futbollit, tifozët e Turqisë përcjellin ekipin kombëtar drejt Kupës së Botës

Kombëtarja e Turqisë është nisur drejt Shteteve të Bashkuara...

Hamza nga Vitia: Kosova nuk ka më kohë për të humbur

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka zhvilluar...

Parapërgatitjet për Botëror, Belgjika kalon në epërsi ndaj Kroacisë (VIDEO)

Kombëtarja e Belgjikës dhe Kroacisë janë duke zhvilluar një...

Daut Haradinaj: Për Siguri, Energji dhe Zhvillim, voto Aleancën 128

Kandidati i Aleancës, Daut Haradinaj, ka publikuar një video-mesazh...

Kandidati për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini, ka prezantuar zotimet e tij për sektorin e energjisë dhe infrastrukturës, duke theksuar se faturat e larta të energjisë dhe projektet e papërfunduara po rëndojnë drejtpërdrejt qytetarët.

Sipas Gjinit, “secila faturë e shtrenjtë e rrymës dhe çdo rrugë e mbetur në gjysmë janë taksë e fshehur që e paguajnë familjet tona”.

Ai ka bërë të ditur se Aleanca synon të garantojë pavarësinë energjetike të Kosovës përmes një plani konkret pune, i cili parasheh investime në modernizimin e KEK-ut, uljen e TVSH-së për energjinë elektrike, si dhe zhvillimin e infrastrukturës strategjike rrugore dhe hekurudhore. Gjini ka theksuar se këto investime do ta lidhin Kosovën më fuqishëm me tregjet rajonale dhe do të krijojnë bazë më të fortë për zhvillim ekonomik e siguri energjetike.

“Aleanca vjen me një plan të pastër pune për të garantuar pavarësinë tonë energjetike”, ka deklaruar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz