Ymeri: Thaçi të luftohet deri në gjunjëzim
Lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka thënë se largimi i Hashim Thaçit nga pushteti bëhet vetëm duke luftuar vendimet e tij
“Kumbara i familjes Pronto, Thaçi, po vazhdon të insistojë që agresionin e tij ndaj territorit të Kosovës ta shndërrojë në realitet institucional përmes Kuvendit. Natyrisht që mafiozët si puna e tij nuk dijnë ndryshe të kryejnë punë pos përmes kërcënimit, shantazhit, reketit, zhvatjes e mitos. Kështu e kapi shtetin, pastaj Presidencën. Tash kështu po don ta çojë deri në fund agresionin ndaj territorit.
Edhe po të mos kishin qenë fare argumentet e ekspertëve e dëshmitë e banorëve, vet fakti që një mafioz si Thaçi po e mbronë me kaq zell këtë marrëveshje, është i mjaftueshëm për të mos e pranuar atë. Lëre më që nuk mund ta gjesh një njeri që ta thotë se me këtë marrëveshje nuk humbim asgjë.

Lexo edheInvalidët e luftës – Qeverisë: Nëse nuk shqyrtohen kërkesat, protestojmë më 1 shtator
Kjo pronto klikë kriminelësh luftohet duke ua luftuar vendimet. Cilindo vendim në cilëndo kohë. Deri në gjunjëzimin e plotë të tyre. Kundërshtimi i marrëveshjes për demarkacion është kundërshtim i krimit, siç është luftimi i kriminelëve luftim i vendimeve të tyre kriminale” (sic.), ka shkruar Ymeri në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/














