Ylli me fitore në Prishtinë
dp

Lexo edheInteresante në Premier League, goli u anulua sepse sulmuesi e kishte hundën në “offside”

Golden Eagle Ylli shënoi fitore si mysafir në Prishtinë, duke mposhtur Sigal Prishtinën me rezultat 80-82, dhe njëkohësisht ia shkaktoi Prishtinës humbjen e pestë radhazi në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll.
Ndeshja ishte e ngushtë dhe me shumë kthesa, ndërsa u vendos në fund. Prishtina e kishte epërsinë në minutat e fundit, por Ylli reagoi shpejt dhe me dy shënimet e njëpasnjëshme të T. Smith, fillimisht barazoi 80-80 e më pas kaloi në 80-82, e mbylli takimin me avantazh.
Te Ylli, më i dalluari ishte T. Smith me 21 pikë, ndërsa kontribut të madh dhanë edhe J. Gray me 17 dhe E. Kastrati me 13.

Lexo edheInteresante në Premier League, goli u anulua sepse sulmuesi e kishte hundën në “offside”
Te Sigal Prishtina, më efikasi ishte D. Burns me 22 pikë, i ndjekur nga A. Bailey me 15.