HomeShowBizYll Limani publikon këngën e tij të re “Ta kom fal”

Yll Limani publikon këngën e tij të re “Ta kom fal”

Të ngjajshme

Aksident me fatalitet në Shqipëri, vetura del nga rruga dhe përfundon në kanal

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mesditën e...

Kështu mund ta gjeni numrin unik identifikues të biznesit (NUI) gjatë aplikimit

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...

Aksident mes dy veturave në Rogovë, dy të lënduar

Rreth orës 14:20, në rrugën magjistrale Gjakovë-Prizren, në fshatin...

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të albumit “Thirrëm Sot ose Nesër”, të publikuar në dhjetor të vitit të kaluar, Yll Limani rikthehet sot me projektin e tij të parë muzikor për këtë vit, këngën e re “Ta Kom Fal”.

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe videoklipit, i cili është realizuar në Berlin, Gjermani, në bashkëpunim me një nga top produksionet gjermane. Atmosfera filmike, qasja artistike dhe standardi i lartë i realizimit e bëjnë videoklipin një pjesë të rëndësishme të rrëfimit që përcjell kënga.

Me një interpretim emocional dhe një histori që prek temat e dashurisë, faljes dhe reflektimit, “Ta Kom Fal” vjen si vazhdim natyral i një periudhe shumë të suksesshme për Yllin, pas albumit që u mirëprit nga publiku dhe u shndërrua në një prej projekteve më të komentuara të viteve të fundit.

Kënga tani është e disponueshme në të gjitha platformat digjitale.

Yll Limani aktualisht ndodhet në turneun e tij, i cili po vazhdon me sukses në mbarë rajonin dhe ku artisti po performon para mijëra fansave në qytete të ndryshme.

Me “Ta Kom Fal”, Yll Limani vazhdon të dëshmojë aftësinë e tij për të sjellë vazhdimisht risi, duke ruajtur njëkohësisht identitetin e tij unik artistik që e ka bërë të dashur për publikun në mbarë trojet shqiptare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz