Në fundjvaë zhvillohet xhiro e 36-të apo e fundit e këtij sezoni në Superligën e Kosovës në futboll.
Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar orarin e ndeshjeve të fundit, të cilat zhvillohen të gjitha ditën e diel, nga ora 16:00, shkruan IndeksOnline.
Gara do të jetë te suadrat që po luftojnë për ti ikur barazhit, pasi Llapi, Drenica, Gjilani, Dukagjini e Prishtina janë të rrezikuara.
Në javën e fundit, Prishtina luan me Drenicën, Ferizaji me Llapin, Gjilani me Prishtinën e Re dhe Dukagjini me Ballkanin.
Ndërsa ndeshja tjetër zhvillohet mes Malishevs dhe Dritës./IndeksOnline/
