HomeSportPublikohet filmi i shkurtër ku luan mesfushori Granit Xhaka

Publikohet filmi i shkurtër ku luan mesfushori Granit Xhaka

Të ngjajshme

Edhe me ble edhe me fitu pare? Kampanja e re nga Super Viva!

Super Viva ka lansuar kampanjën e re “A po...

Hapet aplikimi për 100 euro për punëtorët e sektorit privat

Ministri në detyrë i Financave ka njoftuar se është...

Dënohet me tre vite burg asistenti i Matthew Perryt, i akuzuar se i siguroi ketaminë aktorit

Asistenti personal i aktorit Matthew Perry është dënuar me...

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, dhe sulmuesi Zeki Amdouni kanë bërë një hap të veçantë jashtë fushave të futbollit, duke debutuar si aktorë në filmin e shkurtër “The Socceritos”.

Komedia me tematikë western, e publikuar në platforma të ndryshme përfshirë YouTube, i sjell dy futbollistët zviceranë përkrah legjendës së kinematografisë, Terence Hill, i cili në moshën 87-vjeçare vazhdon të jetë një figurë ikonike e ekranit.

Filmi, me kohëzgjatje prej afro 20 minutash, është realizuar për të rritur entuziazmin e publikut zviceran para Kupës së Botës, e cila zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik. Prodhimi përmban referenca të shumta ndaj filmave klasikë western që kanë bërë histori në kinematografi.

Përveç Xhakës, Hill dhe Amdounit, pjesë e kastit është edhe futbollistja kroate Ana Maria Marković, e cila është rritur në Zvicër dhe gëzon popullaritet të madh në futbollin evropian.

Premiera e filmit u mbajt të mërkurën në Cyrih, ku Granit Xhaka u shpreh i entuziazmuar për këtë përvojë të re, duke shtuar një kapitull të veçantë në karrierën e tij, kësaj radhe larg fushës së blertë dhe para kamerave.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz