HomeLajmeSHBA e gatshme për partneritet me Kosovën rreth Gazit të Lëngshëm, Prattipati:...

SHBA e gatshme për partneritet me Kosovën rreth Gazit të Lëngshëm, Prattipati: Siguria energjetike është siguri kombëtare

Të ngjajshme

Barcë u kry! Gordon arrin për teste mjekësore

Anthony Gordon ka arritur në Barcelonë, për të kryer...

Edhe me ble edhe me fitu pare? Kampanja e re nga Super Viva!

Super Viva ka lansuar kampanjën e re “A po...

Hapet aplikimi për 100 euro për punëtorët e sektorit privat

Ministri në detyrë i Financave ka njoftuar se është...

E ngarkuara me punë e ambasadës amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, iu bashkua Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë në lansimin e dokumentit të saj të politikave për Gazin Natyror të Lëngshëm (LNG), njoftoi ambasada.

Ambasada tha se aty ajo theksoi se si LNG-ja amerikane, “e bollshme dhe e besueshme, mund të ndihmojë në forcimin e sigurisë energjetike të Kosovës”.

“Shtetet e Bashkuara janë të pozicionuara për të bashkëpunuar me Kosovën në avancimin e zgjidhjeve të sigurta dhe të diversifikuara energjetike, si dhe për të tërhequr investime të ardhshme. Siguria Energjetike është Siguri Kombëtare”, tha ajo.

Së fundmi, SHBA-ja dhe kompani amerikane kanë nënshkruar marrëveshje miliardëshe me disa vende të Ballkanit Perëndimor – për të zgjeruar ndikimin energjetik në rajon – Kosova nuk ka qenë pjesë e kësaj vale investimesh.

Në iniciativa të rëndësishme kanë hyrë: Shqipëria, Kroacia dhe Bosnje e Hercegovina, përfshirë edhe në një projekt të madh për ndërtimin e një tubacioni gazi që synon ta shkëpusë Sarajevën nga furnizimet ruse.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz