Xhemajl Bytyçi, ish-luftëtari i UÇK-së thotë se për të tretën herë i refuzohet aplikimi për pension invalidor
01

Lexo edheSindikata e Sektorit Privat: Edhe nëse bëhet paga minimale 700€, është vonë, të rinjtë e kanë ndarë mendjen

Por, lëndimet të cilat i mori sa ishte ushtar në Zonën e Pashtrikut, nuk po i njihen nga komisioni, i cili merret me verifikimin e invalidëve të luftës, raporton KTV.
Është hera e tretë që Bytyçi po thotë se iu refuzua e drejta për të gëzuar këtë pension.
Ushtruesja e detyrës së Departamentit të familjarëve të dëshmorëve dhe invalidëve të UÇK-së, Sanije Rexha thotë se dy shkallët e komisionit që bënë vlerësimin për Bytyçin konkluduan se ai nuk i plotëson këto kushte.

Lexo edheSindikata e Sektorit Privat: Edhe nëse bëhet paga minimale 700€, është vonë, të rinjtë e kanë ndarë mendjen
E vetmja mundësi, sipas Rexhës, është që Bytyçi t’i drejtohet gjykatës për të kërkuar të drejtën e pensionit ose që, pas një viti përsëri të kërkojë rivlerësim nga komisioni përkatës.
https://youtu.be/f95MS41TmMc